-


-


-


-


Një varrim për çdo regjim
01,200LTrupat e vdekur nuk kanë mundësi të flasin, megjithatë kumti që bartin vjen përmes të gjallëve. Regjimet themelohen pazgjidhshmërisht prej trupave dhe soliditeti i tyre vjen paradoksalisht përmes përkujdesjes, kërkimit dhe rizbulimit të eshtrave. Nuk ka regjim të vendosur në Shqipëri, që të mos jetë ngritur e themeluar mbi to, apo që të mos u jetë mbivendosur eshtrave, duke i rikonfiguruar në mënyrë të vazhdueshme. Ato mbeten një gur themeli i pakontestueshëm. Rëndësia e Varrezave të Dëshmorëve për regjimin komunist ishte po aq e madhe sa politika të tjera zyrtare, si industrializmi apo emancipimi. Këtu nuk bëhet fjalë vetëm për materializimin monumental e përkujtimor të dëshmorëve, si themel që justifikonte gjenezën e regjimit, por shfaqet qartazi dhe përpjekja për të njësuar dëshmoret, për të njesuar gjithçka që konsiderohej përpjekje ultrashekullore e shqiptarëve për liri.
-


Oriksi dhe Krejku
01,400L“Oriksi dhe Krejku” eshte njekohesisht nje histori e paharrueshme dashurie dhe nje vizion rrembyes i se ardhmes, ne nje bote postapokaliptike. Njeriu i Debores, i njohur si Xhimi para se njerezimi te pllakosej nga nje pandemi e tmerrshme, po rreket te mbijetoje ne nje bote, ku ai mund te jete njeriu i fundit mbi dhe. Ai vajton per humbjen e shokut te tij te ngushte, Krejkut, dhe te Oriksit, gruas se bukur e misterioze, me te cilen ishin te dashuruar qe te dy. Ne kerkim te pergjigjeve, Njeriu i Debores ndermerr nje udhetim – me ndihmen e Krejkerve, femijeve sygjelber te krijuar nga mendja brilante dhe e perbindshme e Krejkut – permes natyres se harlisur, qe jo shume kohe me pare pat qene nje qytet i madh, deri kur korporata te fuqishme e shpune njerezimin drejt nje udhe te pakontrollueshme mutacionesh gjenetike. I botuar per here te pare me 2003, Margaret Atwood na shpie ne nje te ardhme qe tashme eshte teper aktuale dhe aspak “letersi distopike e spekulative”, sic u cilesua asokohe. Me te njejten perzierje profecie dhe satire shoqerore me te cilen shkroi “Rrefenjen e sherbetores”, Margaret Atwood na dhuron nje roman te mprehte paralajmerues per te ardhmen e njerezimit dhe per te sotmen e tij.
-

