• Banditët

    0

    Banditët është ndoshta teksti që i dha famë të gjerë njërit prej historianëve më të shquar të shek. XX. Duke hedhur dritë mbi lidhjet historike, kulturore dhe shoqërore të banditit me mjedisin në të cilin ai spikat, Hobsbawm-i arrin të nxjerrë në pah një figurë me kompleksitet shumëplanësh. “Banditi social”, siç e quan autori këtë figurë, ngërthen brenda vetes aspirata dhe ideale nga më kontradiktoret, duke ushtruar ndikim të fortë në imagjinatën popullore. Në këtë tekst tashmë klasik, Hobsbawm-i na ofron nje këndvështrim krejtësisht të ri, provokues dhe hera-herës subversiv, mbi objektin e studimit të tij.

    1,000L
    Shtoje në shportë
  • Isabela

    0
    1,200L
    Shtoje në shportë
  • Korrigjimi

    0
    1,200L
    Shtoje në shportë
  • Per shkak te vajzave nga Parisi

    0

    Në këtë libër më tregime ajo që bie në sy më fort është tematika e dyzuar; njeriu ballkanas në udhëtimin e tij drejt të panjohurës; emigracionit. Vendi ku përplasën fatet është Amerika. Më penelata të ngjeshura përplot emocion zbulohet dilema e madhe: Do të qëndrojmë, apo do të kthehemi? Sepse ballafaqimi i parë është si një nokdaun në ringun e jetës. Në këto dilema, apo mësime ; mëshirë për të rrëzuarin, dështimi është përvojë, jo humbje, qëndro, vetëm qëndro, duro dhe prit, syri i tregimtarit njohu pamje të reja të sjelljes së individit në një vend të huaj. Megjithëse në moshë të thyer, ai punoi 11 vjet në Nju Jork dhe përvoja e këtyre viteve u ngjiz në tregimet e këtij libri. Por nuk mjafton vetëm vëzhgimi i përimët, apo përvoja vetjake, duhet dhe frymëzimi, mjeshtëria, të cilat dëshmohen me forcë në faqet emocionuese të këtij libri. Emigranti është udhëtari në kërkim të një identiteti të ri. Udhëtari i suksesit apo i dështimit, që përmblidhen në fjalën domethënëse e aq dramatike; përshtatja me Amerikën, Botën e re. Pikërisht të lufta për t’u përshtatur është dhe thelbi i historive në këtë përmbledhje, më ngjyrim të theksuar autobiografik. Gjithashtu dhe çështje të tjera jetike që e mundojnë emigrantin si: vështirësitë gati të papërballueshme që has në fillim dhe malli për atë që ka lënë pas; tokën e tij, të afërmit, miqtë… Në këto përplasje me mjedisin, punën, shoqërinë, në një vend të huaj, të madh, me mentalitet krejt të ndryshëm, siç është Amerika, dalin më mirë në pah, me dramacitet, tipa e karaktere të qëmtuar në jetën e metropolit gjigant e që përbëjnë një hop cilësor në prozën e Roland Gjozës. Intimiteti i ngjarjes, ai mjedis që di të krijojë autori, dukë qenë realist dhe në të njëjtën kohë surealist, herë rrëfimtar si Kuteli i traditës klasike e herë ekstravagant në postmodernizmin e tij si një autor modern, padyshim sjellin në fushën e tregimit shqiptar një frymë origjinale.

    1,000L
    Shtoje në shportë
  • Tabula Rasa

    0
    1,000L
    Shtoje në shportë