Përshkrim
Fairy Oak është një fshat magjik dhe i lashtë, i fshehur në mjegullat e kohëve të paharrueshme. Nëse niseni ta kërkoni, do t’ju duhet të udhëtoni mes maleve skoceze dhe kodrave normane, nëpër luginat e lulëzuara të Bretanjës, mes livadheve të gjelbra irlandeze dhe gjireve të oqeanit.
Në fshat banojnë krijesa magjike dhe njerëz pa fuqi magjike, por është e vështirë t’i dallosh nga njëri-tjetri, sepse magjistarët, shtrigat dhe banorët e zakonshëm kanë jetuar në shtëpitë e gurta aq gjatë, saqë me kalimin e kohës askush nuk e vë më re se tjetri është ndryshe dhe të gjithë ngjasojnë nga pak. Përveç zanave, që janë të vogla-të vogla, të shndritshme dhe… fluturojnë.
Kjo histori rrëfehet nga njëra prej tyre dhe tregon aventurën e jashtëzakonshme të dy motrave binjake, Vaniljes dhe Pervinkës…





Shqyrtime
Ende pa shqyrtime.