Availability: In Stock

Mjeket

Autor: Erik Segal
SKU: 9789995621391

1,500L

2 stok

Category:

Përshkrim

Shkruar me gjithë pasionin e ” Histori Dashurie” dhe forcën e “Klasës”, Erik Segali na fut në jetën e klasës së Shkollës së Mjekësisë së Harvardit të vitit 1962. Romani i tij mahnitës na shfaq zanatin e mjekëve, çfarë ndikon në sjelljen e tyre, intrigat, lëndimi… dhe dashuria.

Që nga përgatitja kyçe e pamëshirshme në shkollën e mjekësisë, përmes orëve të pafund të praktikës dhe rezidencës e deri në triumfet (e ndonjëherë tragjeditë) e më tej, “Mjekët” na sjell të gjallë burrat dhe gratë që kërkojnë të shërojnë, po që në fillim duhet të ecin përmes zjarrit.

Në zemër të romanit është marrëdhënia e paharrueshme e Barni Livingstonit dhe Laura Kastelanos, miq fëmijërie, të cilët veçmas arrijnë famë të turbulluar dhe dashuri të pakënaqshme… derisa miqësia e tyre piqet në pasion. Megjithatë, as përkushtimi ndaj njëri – tjetrit, as dhuntitë etyre mjekësore mund të mos jenë të mjaftueshme për të shpëtuar të vetmen jetë që çmojnë mbi ato të gjithë të tjerëve. “Mjekët” është një roman shpirtcopëtues, i mprehtë, frymëzues dhe kryekëput më se i vërtetë. Është një përshkrim prekës që kulmon në një vrasje, një gjyq… dhe një mrekulli.

Informacion shtesë

Autori

Gjuha

Nr i faqeve

639

Shkrimtarët

Shtëpia botuese

Short Description
Rafti #

20/3

Pesha

Website Stock

Shqyrtime

Ende pa shqyrtime.

Bëhuni i pari që shqyrton “Mjeket”

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *