Përshkrim
Erioni i kundroi të gjitha këto, por ndjehej se pak përshtypje i bënin. Sic i rrinte mendja Jezusit të gozhduar te gozhdët, edhe atij i ishte fiksuar mendja te mënyra se si mund të bëhej realitet ajo ëndrra -q seksi e magjike.
-Gjoksin e kishe pa rrudha, -ia nisi si me vete ai,-numër tre , me një thithë të plotë…
Vana qeshi lehtë. Tjetri I kishte rënë pikës. Ajo ishte e asaj mase!
-Mos ke pirë?-nuhati ajo, duke u zgjatur drejt tij. Pastaj u tërhoq e shtoi qetësisht: Le që tani ty nuk të bën më dëm alkoli, i bën, ti, dëm atij!…
Tjetri nuk ia vuri veshin. Tashmë i qenë ndezur motorët!
-Kurse kofshët i kishe të lëmuara. Pa asnjë qime e pa pikë yndyre. Po gjëja më e mirë ishte beli yt. Unë nuk kam provuar bel më joshës. Të hynte e të dilte pëllëmba , si me magji! Lwvizte gjithë kohës si guzhinetë!…
Vana B. u trishtua befas. Filloi të vizatojë me gisht në suprinën e tryezës, pastaj pyeti befas:
E bëmë si përfundim ?
Mori si përgjigje një PO të thatë, pa pikë emocioni.
-Si isha?
-E shkëlqyer!! E ngushtë, rënkoje lehtë, i mbaje sytë mbyllur dhe kërkoje mamin gjatë aktit…
Vanës iu varën disa fije rricash anash faqeve të kërcyera paksa. Tani i lexohej qartë trishtimi.
-Po flokët deri ku më arrinin?- e pyeti ajo, duke menduar vetëtimthi se ai nuk e kishte parë kurrë me flokë të lëshuara.
-Deri te kërthiza, -ia preu Erioni.-Më kujtohet mirë, sepse u detyrova të t’i hap flokët, kur desha të tw thithja gjoksin!…
Vana B. heshti një hop pa ia ndarë sytë e saj pa shprehje. Pastaj hapi gojën aq joshëse dhe artikuloi:
-Atëhere, c’kërkon tani prej meje!? Tek unë ty të shtyn kuriziteti. Në ëndërr , ti, i ke parë të gjitha! Të betohem! Unë jam krejtësisht ajo, që, ti, ke parë e prekur në ëndërr!….
Dhe sakaq ishte në këmbë me cantën e hedhur në sup.
-Po të mos kishe hyrë në këto hollësira fatale, mbase do të bënim dicka. Me atë mendje erdha. Tani nuk ka më kuptim!- tha e iku gati duke dënesur.
Fill pas këtyre fjlaëve, ndodhej në rrugë. Ecte ngadalë, me vithet e kërcyera, që i vallzonin lehtas, tamam si në ëndërr.
Mars 2000
Shqyrtime
Ende pa shqyrtime.