Përshkrim
Vepra e Vincenso Dorsës: Mbi shqiptarët – hulumtime dhe gjykime, mund të thuhet se është punimi i parë historiografik i përgjithshëm mbi origjinat dhe shtjellat historike, i shkruar nga një shqiptar. Me erudicionin e thellë, analizën filozofike e filologjike, ai shkruan në vitin 1847 këtë vepër duke evokuar historinë dhe çështjen kombëtare të një populli prej të cilit merrte origjinën, por që në atë kohë ishte ende i paartikuluar në arenën politike ndërkombëtare për idenë kombëtare të tij, duke qenë i shkrirë në suazën e perandorisë osmane. Pak i njohur në mjedisin shqiptar të kohëve të sotme, ai përbën në të vërtetë një piketë të rëndësishme të literaturës shqiptare.
Shqyrtime
Ende pa shqyrtime.