Përshkrim
“Në këtë prozë, që përfshihet në vorbullën e ditës, të klimës aktuale, të politikës së dështuar, të medias së varur, si dhe të qytetarit të trembur nga pushteti, duket se funksioni etik dhe estetik, janë ndërthurur me nevojën për iluminim, pra për të ndikuar në çlirimin e njeriut nga politika e mashtrimit, për të ndriçuar në terrin nënshtrues, ku ka rënë shqiptari, tashmë “pushtuar” nga vetja. Etikja ka të bëjë me sugjerimin për ta parë në sy të vërtetën e gëshnjeshtrës së madhe, për të nxituar qëndresën dhe revoltën qytetare, e sidomos për të kthyer shpresën e qytetarëve shqiptarë te e nesërmja….Normalët përfaqëson një libër që duhet lexuar, për pak liri, për pak më shumë liri, që të shpëtojmë nga miti i udhëheqësave, “mendjendritur” që i dinë të gjitha, ndonëse këto atribute të sipërmara, pak kanë lidhje me demokracinë.” Behar Gjoka
Shqyrtime
Ende pa shqyrtime.