Availability: In Stock

C’eshte populizimi?

SKU: 9789951721677

700L

Category:

Përshkrim

Donald Trump, Silvio Berlusconi, Marine Le Pen, Hugo Chávez – populistët po rriten gjithmonë e më shumë përgjatë globit. Por çfarë është saktësisht populizmi? A duhet quajtur populist çdokush që kritikon Wall Street-in apo Washington-in?

Cili është dallimi i saktë mes populizmit të majtë dhe atij të djathtë? A e sjell populizmi qeverinë më afër popullit apo është kërcënim për demokracinë? Kush është “populli” dhe kush mund të flasë në emër të tij? Këto pyetje nuk kanë qenë ndonjëherë kaq të ngutshme.

Në këtë vëllim novator, Jan-Werner Müller argumenton se në thelbin e populizmit ekziston një refuzim i pluralizmit. Populistët pretendojnë gjithmonë se ata dhe vetëm ata përfaqësojnë popullin dhe interesat e tij.

Müller gjithashtu tregon se përkundër dijes konvencionale, populistët mund të qeverisin mbi bazën e pretendimit të tyre për përfaqësim ekskluziv moral të popullit; nëse populistët kanë mjaftueshëm pushtet, do të përfundojnë duke krijuar një shtet autoritarist, që përjashton të gjithë ata që nuk konsiderohen si pjesa “e duhur” e popullit.

Libri propozon një numër strategjish konkrete për mënyrën se si liberal-demokratët duhet të përballen me populistët dhe si t’i marrin parasysh deklaratat e tyre që i drejtohen ekskluzivisht “shumicës së heshtur” apo “popullit të vërtetë”.

Ky libër analitik dhe provokues shtrihet në histori dhe merr shembuj nga Amerika Latine, Evropa dhe SHBA-ja, për të përcaktuar karakteristikat e populizmit dhe shkaqet e thella të triumfit elektoral në kohët tona.

Informacion shtesë

Autori

Gjuha

Nr i faqeve

150

Shtëpia botuese

Shkrimtarët

Short Description
Rafti #

6/3

Pesha

Website Stock

Shqyrtime

Ende pa shqyrtime.

Bëhuni i pari që shqyrton “C’eshte populizimi?”

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *