Përshkrim
“Në kafene, vetëm ose me miq, ata qëndrojnë gati. Në pritje të lajmit, vazhimisht si në ethe, rrinë me telefon në dorë. Në darkë nuk shkojnë për të fjetur pa kontrolluar telefonin dhe në mëngjes e kapin para se të hapin sytë për të mësuar se çfarë ka ndodhur. Por çfarë saktësisht?”
Në Lidhjet e rrezikshme të epokës së Instagramit, Éliette Abécassis përshkruan në mënyrë të paprecedentë një brez të lindur në fillim të viteve 2000, pre i varësisë dhe dhunës së shkaktuar nga rrjetet sociale. Një roman therës që analizon kohën tonë dhe mëdyshjet për të cilat nuk kemi përgjigje.
Shqyrtime
Ende pa shqyrtime.