Availability: In Stock

Arkitektja

SKU: 9789928816382

1,500L

Category:

Përshkrim

Në majin e vitit 1624, një burrë shoqëron të bijën në plazhin e Santa Severës, ku ka ngecur një krijesë fantastike. Një balenë.

Xhovani Briço është një gjeni plebe, i shpërfillur nga letrarët dhe nga oborri: dyshekpunues, piktor pak i njohur, muzikant, komediograf popullor, aktor dhe poet. Një qen endacak i çuditshëm në një epokë në të cilën nevojitet një padron, Briçoja i mëson së bijës pikturën dhe e hedh në botën e artit si një rioshe me aftësi të veçanta, duke i imponuar fatin e virgjërisë. Por Plautila, grua dhe me origjinë të thjeshtë, e ka të vështirë të dalë në pah në mjedisin e artistëve romanë, i sunduar nga Bernini dhe Pietro nga Kortona.

Takimi me Elpidio Benedetin, që ëndërron të bëhet shkrimtar, i përzgjedhur nga kardinal Barberini si sekretar i Mazarinit, do t’i ndryshojë asaj jetën. Me ndihmën e këtij bashkudhëtari të pazakontë, ajo do të bëhet shumë më tepër nga sa kishte guxuar të imagjinonte i ati. Melania Mazzucco, teksa rrëfen për lavdi, intriga, dhunë dhe mjerime të qytetit të papëve dhe zjarrminë e një shekulli njëherazi fanatik e libertin, na dhuron portretin e një gruaje të jashtëzakonshme të shekullit XVII, shumë e aftë për të mos u dalluar dhe për të fshehur guximin dhe ëndrrat për të realizuar sipërmarrjen që do të shpërblente një jetë të tërë: ndërtimin e një vile origjinale haresh në kodrën që sundon mbi Romë, të skicuar, projektuar dhe realizuar nga ajo, Plautila, arkitektja e parë në historinë moderne.

Informacion shtesë

Autori

Gjuha

Nr i faqeve

536

Shtëpia botuese

Shkrimtarët

Short Description
Rafti #

1/2

Pesha

Website Stock

Shqyrtime

Ende pa shqyrtime.

Bëhuni i pari që shqyrton “Arkitektja”

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *