Availability: In Stock

Hyrje ne shkencat politike

SKU: 9789995639051

600L

Përshkrim

Objektivi i këtij libri është të paraqesë një hyrje në shkencën politike. Përdorimi i këtij termi në njëjës duket se në ditët e sotme është bërë i zakonshëm. Por duhet të jemi të ndërgjegjshëm se nuk ka qenë gjithmonë kështu. Për një kohë të gjatë, zakoni e donte që të flitej për shkencat politike.

Pyetja që duhet të shtrojmë kur analizojmë “shkenca politike” nuk është pra ajo e logjikës sipas së cilës bëhet përzgjedhja e tyre. Është më e volitshme të shtrojmë në mënyrë retrospektive, pyetjen se çfarë vendi zinte ajo që çka quajmë sot shkencë politike në njëjës tek shkencat politike në shumës.

Edhe në këtë rast përgjigjia është e qartë: një numër i madh temash me të cilat merret shkenca politike, mungesa e të cilave, nëse nuk do t’i përfshinte, do të shfaqej si një mangësi e dukshme, nuk zinin vend në asnjë nga shkencat, gjithsesi të shumta të cilësuara “politike”.

Për më tepër, duhet të jemi të vetëdijshëm që shkenca politike, megjitëse u ofron aktorëve të lojës politike elemente të nevojshme të vlerësimit për të kryer detyrën e tyre, nuk mund të ofrojë instrumente të mjaftueshme për të vendosur me siguri.

Me fjalë të tjera, shkenca politike nuk është operuese drejtpërsëdrejti. Ajo nuk do të arrinte të formulonte ligje që do të mundësonin parashikimin e evolucionit të dukurive me qëllim që t’i ndryshonte për t’i shpënë në drejtimin e dëshiruar. Por kjo vërejtje, e domosdoshme për të shpërndarë disa iluzione, nuk e vë në diskutim karakterin shkencor të shkencës politike: ajo tregon vetëm që shkenca politike është një shkencë humane.

Informacion shtesë

Autori

Gjuha

Nr i faqeve

119

Shtëpia botuese

Shkrimtarët

Short Description
Rafti #

4/8

Pesha

Website Stock

Shqyrtime

Ende pa shqyrtime.

Bëhuni i pari që shqyrton “Hyrje ne shkencat politike”

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *