Përshkrim
Tobias Xhaxhiu me veprën “Memento Mori” ishte fitues i Fondit për Letërsinë e të rinjve nga Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit. Ky vlerësim ka motivacionin: “Për sjelljen origjinale të një balade të njohur, mbajtjen pezull të lexuesit me të njohurat e të panjohurat, për përdorimin e një leksiku të pasur, për përzgjedhjen me kujdes të toponimisë dhe antroponimisë, në funksion të sjelljes së kohës dhe vendit ku zhvillohen ngjarjet e këtij romani”
Frymëzuar nga legjenda sa nokturne, po aq edhe romantike e “Besës së Konstandinit”, romani sjell për lexuesin një ritregim të freskët dhe epik të ngjarjeve të baladës, të vendosur kësaj radhe në Arbërinë para-osmane.
Shqyrtime
Ende pa shqyrtime.