Përshkrim
Epi i Gilgameshit është ndoshta vepra më e vjetër letrare e njerëzimit që ka mbijetuar deri te ne, një odise e regjistruar në gjuhën e Akadisë mbi Gilgameshin, mbretin e qytet-shtetit Uruk të Mesopotamisë.
Teksti më i plotë i kësaj epike është i përmbledhur në 12 tabela të gjetura në shekullin e nëntëmbëdhjetë nga arkeologu turko-asirian Hormuzd Rassam në krahinën Nineveh të Irakut të sotëm, në bibliotekën e mbretit asirian Ashurbanipal (i cili ka qeverisur në vitet 668–627 p.e.s.). Boshllëqet e identifikuara në këto tabela janë plotësuar pjesërisht nga fragmente të ndryshme të gjetura gjetkë në Mesopotami dhe Anatolia. Së paku pesë poema të shkurtra të shkruara në gjuhën sumeriane njihen se kanë ardhur që nga gjysma e dytë e mijëvjeçarit të dytë p.e.s.
Fragment nga libri
Utnapishtimi i flet Gilgameshit:
“Pushoje vain, frenoje zemërimin!
Fate të ndryshme kanë hyjt e njerzit.
Baba e nëna t’pollën si njeri.
Ndonse du t’tretat hyjnore i ke,
Të njerëzve e ke ti nj të tretën,
Që të tërheq kah fati i njeriut.
Amshimi s’është dhënë për njeriun!
Vdekja mizore ësht’, cakton çdo fat”.
Shqyrtime
Ende pa shqyrtime.