Përshkrim
Autori na propozon një eksplorim në historinë e interpretimit të ëndrrave dhe të miteve në veprën e Frojdit e të Jungut, të shqyrtuara në pikat e tyre të takimit e të kundërshtisë. Të gjithë ne shohim ëndrra, por nuk i kuptojmë ato. Gjuha simbolike është një gjuhë, në të cilën përvojat, ndjenjat dhe mendimet intime shprehen sikur të ishin përvoja apo ngjarje të të të tjerëve.
Kjo gjuhë mbështetet në një logjikë, ku kategoria themelore nuki janë hapësira dhe koha, por intensiteti dhe asosiacioni. Kjo është e vetmja gjuhë universale që raca njerëzore ka arritur të përpunojë deri më sot, e cila është e njëjtë për të gjitha qytetërimet e për të gjitha periudhat historike. Kjo gjuhë ka gramatikën dhe sintaksën e saj.Të kuptosh gjuhën e ëndrrave do të thotë të zotërosh mjetin ideal për të kuptuar vërtet vetveten.
Shqyrtime
Ende pa shqyrtime.