Availability: In Stock

Libri i se qeshures dhe harreses

Autor: Milan Kundera
SKU: 9789928373397

1,200L

Category:

Përshkrim

Për mënyrën se si i “kompozon” romanet, Kundera ka thënë se imition krijimin e një simfonie muzikore, me një a disa “tema”, dhe variacione mbi këto tema. Temat e “Librit të së qeshurës” janë kujtesa dhe harresa, liria dhe shtypja, serioziteti dhe e qeshura. Variacionet e tij janë të panumërta, lëshohen drejt së panjohurës, me humor dhe dhimbje, për t’u kthyer e rikthyer përsëri.

Për përmbledhjen e një romani në pak rreshta, Kundera ka shprehur përherë përbuzje. Vetë romani është përmbatja, ka thënë e përsëritur autori. Në respekt të kësaj këmbënguljeje, nuk po përpiqemi ta përmbledhim përmbajtjen e “Librit të së qeshurës”. Lexuesit do duhet ta lexojnë për ta zbuluar.

Për biografinë e shkrimtarit, Kundera ka qenë po aq refraktar dhe kategorik, aq sa kërkonte me kontratë që botuesi të shkruante në çdo kopje të librave të tij vetëm fjalinë: “Milan Kundera lindi në Republikën Çeke, dhe prej vitit 1975 jeton në Francë”. Nga vjet, na u desh të shtonim fjalinë e dytë: “Vdiq në vitin 2023”.

Milan Kundera, pra, ishte shkrimtar i lindur në Republikën Çeke, i cili jetoi në Francë prej vitit 1975, ku edhe vdiq, në vitin 2023.

Prej tij, Pika pa sipërfaqe ka botuar përmbledhjen me ese “Testamentet e tradhtuara”, romanin “Pavdekësia”, dhe ka në proces përmbledhjen me ese “Perdja”.

Informacion shtesë

Autori

Gjuha

Nr i faqeve

278

Shtëpia botuese

Shkrimtarët

Short Description
Rafti #

1/2

Pesha

Website Stock

Shqyrtime

Ende pa shqyrtime.

Bëhuni i pari që shqyrton “Libri i se qeshures dhe harreses”

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *