Përshkrim
“Lule të këputura”, mbeti një punë e pakryer, njëlloj si Simfonia e Schubertit, ndaj ndoshta edhe përqasja me muzikën. Veçse koha e pakryer, semiotikisht është një kohë foljore e bukur: ajo bart të kaluarën, të tashmen e të ardhmen. Ndaj është një kohë e pakohë, që të ndërmend amshimin. Njëlloj siç mbeten të amshuara edhe poezitë e Baudelaire, të cilat edhe pas 165 vitesh kanë po atë amzë magjie. Kjo përmbledhje në shqip don të kremtojë edhe 165-vjetorin e botimit të tyre herësëpari, para se mbi to të binte censura shekullore.
Shqyrtime
Ende pa shqyrtime.