Une jam Maria Callas
1,400L
Historia dhe miti i Maria Callas-it: një ikonë e epokës sonë, e përshkruar dhe e përjetësuar në një novelë grafike, fryt i një pune kërkimore shumë të kujdesshme. Nëpërmjet figurave dhe fjalëve të autores Vanna Vinci, Callas-i bëhet një personazh i tragjedisë greke (skema e së cilës është rihartuar në këtë libër, madje duke vënë në përdorim edhe korin) dhe, në të njëjtën kohë, edhe një super yll. Një vepër që pasionon dhe mallëngjen, nga e cila del në pah një reflektim mbi fuqinë e artit si një çlirim personal dhe mbi talentin, njëkohësisht si bekim dhe dënim.Vanna Vinci, e cila u shfaq në botën e librave vizatimorë në fillimin e viteve nëntëdhjetë, u shqua si një autore nga më të mëdhatë, e ndjekur dhe e vlerësuar jo vetëm nga publiku italian. Veprat e saj, në fakt, janë botuar në vende të ndryshme, ndër të cilat në Francë, Gjermani dhe Angli. E dalluar nga një stil shumë vetjak, i cili i përshtatet çdo lloj rrëfimi, Vinci është edhe krijuesja e rubrikës humoristike Fëmija filozofike (që ka si protagoniste alter egon e saj), si edhe ilustruese librash për të rinj. Jeton mes Bolonjës dhe Milanos.
Shqyrtime
Ende pa shqyrtime.