Availability: In Stock

Etika

SKU: 10102

1,000L

Libri që mbani në duar është shqipërimi i parë i Etikës, kryevepra e Baruch Spinozës dhe një nga tekstet e rrallë të filozofisë dhe mendimit njerëzor ndër shekuj. Në çdo fushë ka disa vepra pa të cilat jeta njerëzore dhe dinamika e saj do të ishte zvarritje dhe jo vallëzim, heshtje dhe jo melodi, terr dhe jo dritë. Dhe vepra që keni nisur të shfletoni është padyshim një nga këto burime jete, gëzimi dhe virtyti, ashtu si vetë qenia e autorit të saj. Kuptohet se fjalët e mia janë krejt të pafuqishme për të përshkruar lartësitë dhe vlerat e mendimit të Spinozës. Padyshim do të duhej një filozof, një i ngjashëm me të, në mënyrë që fjalët të shkëlqenin me fisnikërinë e duhur kuptimin që duan të ngjallin, zemrën e mbushur me dashuri dhe shpirtin e ngazëllyer që frymon tek Etika. E unë nuk jam veçse një pelegrin i cili u preh për një kohë aty ku Spinoza dhe të ngjashmit e tij kanë vetë qenien e tyre. Meqënëse e dija këtë u përpoqa sa munda që të bëhesha një pelegrin i devotshëm. Për ta trajtuar me përkushtimin që meriton, shqipërimit të kësaj vepre i kushtova më shumë se dy vite punë dhe parimi që ndoqa ishte ky: të kuptoja vetë pikësëpari, sa më qartë që të mundesha, mendimet e autorit dhe më pas t’i përcillja ato me besnikëri për t’ia lindur kështu frymëmarrjen dhe frymëpraninë edhe në gjuhën tonë.

Shqyrtime

Ende pa shqyrtime.

Bëhuni i pari që shqyrton “Etika”

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *