Metodat e hulumtimit
2,000L
Thanë për librin: “Me këtë libër, lexuesi fillon një udhëtim, nga mendimet dhe pyetjet fdlestare, te çështjet e ndërlikuara të mbledhjes, analizës dhe botimit të të dhënave – një shtesë e mirëpritur dhe e paçmuar në literaturën për metodat e hulumtimi.” Profesor Saul Becker, Dekan i Fakultetit të Sociologjisë dhe Politikave Shoqërore, Universiteti i Nottingham-it Bob Matthews dhe Liz Ross kanë prodhuar një tekst për metodat e hulumtimit që jo vetëm është shumë i lehtë për t’u kuptuar dhe përdorur, por edhe i udhëzon lexuesit hap pas hapi për proceset e planifikimit, kryerjes së punës në terren dhe analizimit të të dhënave të hulumtimit, pa lënë pas dore domosdoshmërinë e të kuptuarit të ideve të ndërlikuara. Ata kanë guximin të shprehin pikëpamjet e tyre si për teorinë, ashtu edhe për metodat, dhe i lidhin ato me sugjerime shumë praktike për mënyrën se si duhen bërë mbledhja e të dhënave dhe analiza e tyre. Në tërësi, kjo qasje sjell një frymë të re në mësimdhënien e metodave të hulumtimit, që do të mirëpritet nga pedagogët në të gjitha shkencat.” Profesore Marian Barnes, Universiteti i Brighton-it “Ky udhëzues mjaft i qartë e i kuptueshëm për metodat e hulumtimit është një pikënisje shumë e m rë për studentët dhe ata që dëshirojnë të bëhen hulumtues. Lihri është i organizuar me shumë kujdes dhe i shkruar në mënyrë lehtësisht të kuptueshme. Unë ua rekomandoj atë me gjithë zemër të gjithë atyre që duan të njihen në mënyrë të gjallë dhe praktike me punën kërkimore-shkencore.” Profesori Nick Ellison, Universiteti i Leeds-it “Ky libër është një kontribut i shquar në literaturën e metodave të hulumtimit. Ai përfshin të gjithë fushën e kërkimit shkencor, duke kombinuar rigorozitetin analitik me larminë e përshIcrimit. Paraqitja metodologjike dhe analiza janë të qarta, të thukëta dhe të frytshme. Është një libër mjaft instruktiv sepse i ndihmon studentët të zhvillojnë aftësitë hulumtuese. Bob Matthews dhe Liz Ross kanë shkruar një libër që duhet të bëhet lexim i detyrueshëm për këdo që bën hulumtime. Autorët shkoinë përtej sferës së zakonshme të shkencëtarëve dhe ofrojnë një qasje novatore me idetë e tyre bindëse dhe largpamëse.” Profesori Gyorgi Jennei, Universiteti Corvinus, Budapest, Hungari “Ky libër na jep një hyrje koherente dhe të mirë-argumentuar në metodat e hulumtimit për ata që sapo i kanë hyrë fushës së hulumtimit. Përveç trajt imit shumë të mirë të temave të rëndësishme dhe udhëzimeve e qarta, ai gjithashtu i ilet qartë, shkur, dhe thjeshtë hulumtuesit fillestar, duke e nxitur atë të angazhohet me elementet e nevojshëm të procesit të kërkiMit shkencor dhe, në fund të fundit, të mendojë, formulojë dhe hartojë vetë projekte të suksesshme hulumtuese. Dr. Julian Matthews, Un versitetit i Leicester-it “Libri është një tekst i domosdoshëm për këdo që me ret me metodat e hulumtimit në fushat shoqërore, ndër të cilët pedagogë, hulumtues, dhe studentë universitarë dhe pasuniversitarë, si dhe profesionistë të fushës së shkencave. Është një libër themeltar, që përmhan shembui të panumërt, informacione dhe shpjegime të qarta, të cilat hedhin dritë mbi të gjithë procesin hulumtues nën një këndvështrim të ri dhe angazhues.” Faiza Qureshi, Universiteti i Loughborough
Shqyrtime
Ende pa shqyrtime.