Termat dhe Kushtet

Mirësevini në faqen web ( tiranabook.al ) të Tiranabook.
Këto Kushte Shërbimi përcaktojnë shërbimet që ne ofrojmë dhe
përdorimin e faqes web. Duke përdorur faqen web të Tiranabook
ose shërbimet tona, ju nënkuptoni që keni lexuar, kuptuar dhe keni
rënë dakort me këto Kushte Shërbimi. Ju bini dakort që në këto
Kushte Shërbimi të përfshihet edhe Politika e Privatësisë së
Tiranabook të cilën mund ta gjeni në faqen tonë. Disa pjesë të
faqes web nuk janë të disponueshme për ju nësë nuk regjistroheni.
Nëse ju nuk bini dakort me Kushtet e Shërbimit dhe me Politiken e
Privatësisë, nuk mund të përdoni faqen web ose shërbimet tona
në asnjë mënyrë.

Procedura e kryerjes së blerjes online.
Për të kryer blerje online, Klienti duhet të jetë mbi moshën 18 vjeç
dhe me zotësi të plotë juridike për të vepruar. Regjistrimi është
hapi i parë që duhet të kryejë Klienti që dëshiron të kryejë një
blerje në këtë faqe. Gjatë regjistrimit, Klienti duhet të japë emrin, mbiemrin, adresën e E-mail, numrin e telefon si dhe fjalëkalimin
e tij. Klienti detyrohet të japë të dhëna të vërteta dhe të sakta,
të detyrueshme për identifikimin e tij. Fjalëkalimi është personal
dhe duhet të ruhet I fshehtë nga Klienti dhe të mos zbulohet
tek persona të tjerë. Klienti do të ketë akses në të dhënat e tij
personale në hapësirën e Klientit, ose në rast se do të kryejë një
porosi, Klienti duhet të identifikohet paraprakisht nëpërmjet emrit
të përdoruesit dhe fjalëkalimit, duke patur parasysh se fjalëkalimi
nuk shërben për kryerjen e pagesave.

Klienti kryen porosinë nëpërmjet procedurës së përshkruar në
faqen e web dhe konfirmon përmbledhjen e detajuar të porosisë,
e cila përmban të dhëna mbi produktin e porositur, dhe çmimin e
tij.

Tiranabook nuk do të mbajë asnjë përgjegjësi nëse në llogarinë
përkatëse të Klientit kryen blerje apo porosi një person tjetër I cili
është vënë në posedim të emrit të përdoruesit dhe fjalëkalimit me
apo pa dijeninë e Klientit përkatës.

Verifikimi i të dhënave të Klientit dhe dhënia prej tij e numrit të
kartës bankare përbëjnë nënshkrim dhe pranim të shprehur të
të gjitha transaksioneve të kryera nga ana e Klientit në faqen e
internetit të Tiranabook. Tiranabook nuk do të mbajë asnjë
përgjegjësi nëse karta bankare të dhënat e së cilës janë vendosur
me qëllim kryerjen e pagesës është një kartë e vjedhur apo e
deklaruar e humbur, në rast se banka përkatëse konfirmon
pagesën.

Politikat e Privatësisë

Tiranabook është e përkushtuar të rrespektojë dhe ruajë
privatësinë e përdoruesve të saj. Kjo Politikë e Privatësisë, që
është pjesë e përgjithshme e Kushteve të Shërbimit, mbulon
informacionin personal të mbledhur për përdoruesit tanë, që
përfshijnë përdorues të shërbimeve te Tiranabook (siç janë
përcaktuar në Kushtet e Shërbimit), vizitorë të faqes web
(tiranabook.al). Ju lutem, shikojeni me kujdes këtë dokument
për të kuptuar më mirë si zbatohen praktikat tona në lidhje me
informacionet personale. Duke përdorur shërbimin e Tiranabook
ose faqen e web-it, ju bini dakort me praktikat e të dhënave të
përshkruara në këtë dokument. Nëse nuk bini dakort me
Politikën e Privatësisë ose me ndonjë nga Kushteve e
Shërbimit, ju nuk mund të vazhdoni të përdorni shërbimet
e Tiranabook ose të vizitoni faqen e web-it.

Ndryshimet në Politikat e Privatësisë

Vazhdimisht ne mund të ndryshojmë këtë Politikë të Privatësisë.
Nëse bëjmë përditësime ose ndryshime, të gjitha modifikimet do të postohen në faqe dhe do të hyjnë në fuqi menjëherë. Duke
përdorur shërbimet e Tiranabook ose faqen web, pasi ndryshimet
janë postuar, ju bini dakort me to.

Cilat të dhëna personale mbledhim?

Ne mbledhim të dhënat personale të të gjithë përdoruesve të
Tiranabook (duke përfshirë dhe vizitorët në faqen web), që mund
të përfshijnë emër, numër telefoni, adresë banimi, adresë email-i
dhe informacione që lidhen me pagesën. Ne mund t’ju kërkojmë
që të jepni informacione personale për të bashkëvepruar ose për
t’u regjistruar në faqen web. Ne kërkojmë nga ju që të regjistroheni
në mënyrë që të përdorni shërbimet e Tiranabook.

Theksojmë se Tiranabook nuk ruan asnjë të dhënë të tipit Karte
Krediti ose llogarie PayPal-i. Përdoruesit duhet t’i fusin këto të
dhëna sa herë që bëjnë porosi online dhe duan të paguajnë me
Kartë Krediti ose PayPal. Për pagesat me Cash, ose Transferte
Bankare nuk është e nevojshme të futet asnjë informacion
financiar (Kartë Krediti, PayPal, etj).

Përdorimi i të dhënave personale që mbledhim.

Ne e përdorim informacionin personal që mbledhim për t’ju
siguruar informacione, produkte dhe shërbime që kërkoni
dhe që ne besojmë se mund të jenë me interes për ju. Ne e
përdorim informacionin personal që mbledhim për të
regjistruar përdoruesit, për të komunikuar me ju, për t’ju ofruar
ju shërbime, oferta dhe përditësime të tjera. Vetëm stafi i
autorizuar i Tiranabook mund të aksesojë informacionin
personal të përdoruesve vetëm në rastet ku nevojitet aksesi
për të kryer shërbimet me klientin.

Të dhënat personale ruhen në Cloud Servers të pajisur me
standartet më të larta të sigurisë. Gjithashtu komunikimi në
faqen web encriptohet nga një çertifikatë SSL, që mbron të
dhënat tuaja në rast se ju dërgoni informacione personale
dhe kryeni pagesa me Kartë Krediti ose PayPal.

Shpërndarja e të dhënave personale

Palët e Treta.
Ne mund t’u ofrojmë kontraktorëve akses në të dhënat tuaja
personale në kuadër të ndihmës për të menaxhuar biznesin tonë
dhe për të ofruar produktet ose shërbime për ju. Qasja në të
dhënat tuaja personale nga këta kontraktorë është e kufizuar në
informacionin e arsyeshëm e të nevojshëm për kontraktorin për të
kryer funksionin e tij të kufizuar. Ne kërkojmë që kontraktorët tanë
të mbajnë informatat personale që u ofrohen konfidenciale dhe të
jenë konform kushteve të kësaj Politike të Privatësisë.

Klauzola Ligjore
Ne mund të zbulojmë informacione personale në përputhje me një
kërkesë nga zbatues të ligjit ose në bazë të një proçesi ligjor ose
rregullator, ose nëse kërkohet me ligj, ose sipas gjykimit tonë, për
të mbrojtur të drejtat, pasurinë ose interesat tona, duke përfshirë
zbatimin e kësaj Politike ose Kushtet e Shërbimit tonë. Në rast se
ne jemi të detyruar ligjërisht të zbulojmë informacionin tuaj
personal tek një palë e tretë, do të bëjmë përpjekje të arsyeshme
për t’ju njoftuar, përveç rasteve kur kjo gjë do të shkelte ligjin apo
urdhrin e gjykatës. Në diskrecionin tonë, ne gjithashtu mund të
zbulojmë informacionin e mbledhur tek një palë e tretë kur
besojmë se është e arsyeshme dhe e nevojshme për të hetuar
ose parandaluar dëmtimin, mashtrimin, abuzimin ose sjelljen e
paligjshme.

Mundësitë tuaja të privatësise.

Përditësimet e informacionit tuaj.
Me kërkesen tuaj, ne do përpiqemi të përditësojmë, ndryshojmë
ose fshijmë informacionin personal që Tiranabook ka për ju.
Për të përforcuar kushtet e kësaj Politike Privatësie, për të zgjidhur
mosmarrëveshjet ose për të siguruar informacion në përputhje
me ligjet e rregulloret në fuqi, mund të na duhet të ruajmë
informacionet tuaja.

Mosmarrja e njoftimeve.
Përdoruesit që nuk dëshirojnë të marrin përditësime, njoftime ose
oferta e promocione mund të zgjedhin mosmarrjen e këtyre
komunikimeve. Për këtë, mund të na kontaktoni në mënyrë të
drejtpërdrejtë ose mund të çregjistroheni nga lista jonë e email.

Siguria

Ne marrim masa për të ruajtuar informacionin e mbledhur nga
përdoruesit tanë, nëpërmjet masave mbrojtëse fizike, teknike dhe
administrative. Tiranabook i trajnon punonjësit e saj në praktikat e
sigurisë dhe të privatësisë. Sidoqoftë, mbrojtja e informacionit nuk
mund të garantohet plotësisht pavarësisht masave, prandaj
duhet të keni kujdes kurdoherë që ofroni informacion personal në
internet, elektronikisht ose ndryshe.

Cookies dhe Javascript

Faqja jonë përdor Cookies dhe JavaScript për të funksionuar.
Nëse Cookies dhe JavaScript nuk janë të aktizuara në web
browser-in tuaj, faqja jonë web nuk do te punojë plotësisht.
Prandaj, ju lutemi që Cookies dhe JavaScript të jetë gjithmonë të
aktivizuara. Ne nuk do të ndajmë asnjë informacion personal të
marrë nga cookies me palët e treta per asnje arsye, përfshirë
marketingun, reklamimin, etj, por mund ti përdorim këto të dhëna
për të personalizuar eksperiencën tuaj në faqen tonë. Faqja jonë
është e integruar me sherbime nga palë të treta si Google
Analytics për të ofruar një eksperiencë më të mirë. Këto shërbime
mund të përdorin Cookies. Ne nuk mbajmë pergjegjesi për
politikat e tyre të privatësisë dhe do ju luteshim qe ti lexonin tek
faqet e tyre respektive për çdo paqartësi që të mund të keni.

Si të na kontaktoni?

Nëse keni pyetje ose komente për Politikat e Privatësisë ose për
faqen web, na kontaktoni me email në: info@tiranabook.al

Komunikim nepermjet e-mail.

Ne mund të komunikojme me ju në lidhje me tema që ne
besojmë se mund t’ju interesojnë, nëpërmjet newsletters,
njoftimeve dhe email-eve në lidhje me zbritje ose oferta të
mundshme. Herë pas here mund t’ju dërgojmë email-e
automatike që lidhen me shërbimin, të tilla si email
mirëseardhjeje kur regjistroheni për herë të parë në faqen
web. Nëse na jepni informacion personal kur komunikoni me
ne (në person, me telefon ose email), ky informacion do të
ndahet me një përfaqësues të kujdesit ndaj klientit, punonjës
ose ekspertë që do merret me dhënien e përgjigjes apo
zgjidhjen e problemit tuaj. Ky informacion do të përdoret
vetëm për qëllimet e sipërpërmendura.

Rimbusimi dhe Politikat e Kthimit

Tiranabook ofron rimbursim te produktit nese ju e keni blere
produktin online dhe per cdo arsye keni ndryshuar mendim dhe
keni anulluar porosine duke na kontaktuar me email ne
into@tiranabook.al. Kostot e transportit do te mbahen nese
porosia juaj ka lene ambjentet e Tiranabook. Gjithashtu tarifa
e procedurave online prej 6% do te mbahen nga vlera totale e
shportes.