Kush jemi ne?

Një histori e shkurtër e mbi 15 viteve dhe suksesit tonë në treg.

Kemi pesëmbëdhjet vite në tregun e librit. Nisi si një dëshirë e ngacmuar nga dashuria për librin, duke u kthyer kështu në profesion.

Së pari kuptuam se çfarë duan njerëzit tek libri.
Së dyti kemi kuptuar gjatë kësaj eksperience
15 vjecare se çfarë mund të rekomandojmë për kategori të ndryshme lexuesish nëpërmjet komunikimit të ndërsjelltë me ta. Tashmë kemi vendosur që këtë eksperience ta ndajmë në një mënyrë akoma më të drejtëpërdrejtë duke ardhur më pranë lexuesve me anë të kësaj platforme elektronike tiranabook.al. Një librari virtuale ku mund të kërkoni titullin tuaj të preferuar dhe vetëm me një klikim ta keni atë në duar në një kohë shumë të shkurtër.

Çfarë do të gjeni
tek tiranabook…

Në tiranabook, gjeni libra artistik nga autorë të ndryshëm botërorë të përkthyer në vite, libra për fëmijë për të gjitha kategoritë e të gjitha moshat; autorë klasikë, autorë bashkëkohorë, autorë nobelistë si dhe çdo botim të ri e të vjetër në treg.
Tek teksti te respektojme gjeresine, para- grafet, linjen e ndarjeve.

Për një kërkim më të shpejtë për ju kemi krijuar 6 kategoritë tona kryesore, si librat më të rinj, librat më të shitur si dhe rekomandimet tona top 10 të muajit, top 10 të sezonit dhe top 100 tiranabook
ku do të gjeni 100 librat më të mirë ndër vite të cilat ju rekomandojmë ti keni pjesë të librarisë tuaj.
Për ta bërë më të thjeshtë dhe efikas kërkimin tuaj përvec shiritit të kërkimit kemi vendosur të ndajmë librarinë tonë në 21 kategori dhe 94 nënkategori duke ofruar një eksperiencë më të lehtë kërkimore.
Na vizitoni në librarinë tonë pranë sheshi Wilson ose na shkruani në info@tiranabook.al!

Kontakt

Adresa:
Pranë Sheshi Wilson
Rruga Abdyl Frashëri
Tiranë – Shqipëri

Orët e Punës:
E Hënë – E Shtunë
9:00 – 21:00

E Diel
9:00 – 14:00
15:00 – 21:00

Kontakt
p. +355 69 32 35 777
e. info@tiranabook.al