Availability: In Stock

Lufta e gjuhëve dhe politikat gjuhësore

SKU: 09880

1,100L

“Ky ligj është mjaft i thjesht: gjuhët priren sistematikisht drejt rregullsisë. Nga kjo pikëpamje duhet t’i japim fund mitit të “bukurisë” së gjuhëve të lashta, si latinishtja, greqishtja, hebraishtja apo arabishtja klasike të cilat nëpërmjet lakimeve dhe parregullsive të tyre janë në të vërtetë monumente mjaft të ndërlikuara, dhe këtë mund ta vërejmë fare mirë, për shembull, te frëngjishtja apo anglishtja e vjetër, se si numri i lakimeve pakësohet për t’i lënë vendin një rendi të ngulët sintaksor dhe fjalive, shkurt pra se si gjuha sistematizohet. Nëse e projektojmë këtë ligj nga e kaluara, do të mund të formulonim një hipotezë të parë historike sipas së cilës kodet e para nuk duhet të kenë pasur asnjë rregullsi: në fakt ato nuk ishin kode por nomenklatura. Kjo do të thotë se përgjatë historisë gjuhët nuk janë ndërlikuar, siç pohojnë disa teori raciste (gjuhët “primitive”, fillimisht të kufizuara, u stërholluan pak nga pak me zhvillimin e kulturës).”

Shqyrtime

Ende pa shqyrtime.

Jini i pari që shqyrton “Lufta e gjuhëve dhe politikat gjuhësore”

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *